Play-off NBA/ Nju Jork është ende gjallë, përmbysje epike në Indianapolis

Pjesa e parë përballë Indianës ishte një katastrofë e vëretë për ekipin e Knicks, të cilët përfunduan në disavantazh të 20 pikëve, por në pjesën e dytë muzika ndryshoi.
Heroi i ndeshjes ishte Karl-Entoni Tauns, autor i 24 pikëve, 20 prej të cilave i realizoi në periodën e fundit. Kontribut të rëndësisëhm dha edhe Xhejlën Brunson me 23 pikë.
Ndërsa për Pacers nuk mjaftuan 20 pikët e Tajris Haliburton dhe 19 pikët e Majls Tërner. Ndeshja e katërt mes dy skuadrave është parashikuar natën mes së martës dhe së mërkurës në orën 02:00.
INDIANA PACERS-NEW YORK KNICKS 100-106 (2-1)