E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golat amerikano-jugore dominojne Europen

Kontinenti i vjetër shpesh e gjen shpëtimin nga Amerika e Jugut.
Janë sulmuesit latinë të përtej Atlantikut që shënojnë më shumë në ligat kryesore të Europës.
Radamel Falkao është njëri prej tyre. Sulmuesi nga Kolumbia ka shënuar 27 gola në 32 ndeshje në kampionatin spanjoll.
Po në Spanjë, është Mesi që sundon. Argjentinasi i Barcelonës ka shënuar 46 gola, ndonëse është goditur disa herë nga dëmtimet këtë edicion.
Reali i Madridit mund të ketë më të mirin Kristiano Ronaldon, por nuk mungojnë gola nga Gonzalo Higuain.
Në Itali, ndërkaq, mbreti i rrjetës është Edinson Kavani. Sulmuesi i Napolit ka 28 gola në 33 ndeshje, me një mesatare të ngjashme me Falkaon dhe duke ndihmuar skuadrën e tij që të sigurojë një vend të dytë shumë të rëndësishëm në Serinë A.
Ndërkaq, pritet edhe një prurje e re nga Brazili, pikërisht ajo e sulmuesit të Santosit, Nejmar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›