Golat fantazmë, Blater: Teknologjia, e domosdoshme
TIRANE-Deri dy vjet më parë ishte armiku kryesor i golave fantazmë, por ndeshjet Angli-Gjermani në Botërorin 2010 dhe Angli-Ukrainë dy net më parë, e kanë bërë presidentin e FIFA-s Sep Blater të ndryshojë mendje.
Në një mesazh të publikuar dje në Tuiter, numri 1 i futbollit botëror ka qenë më shumë se i qartë: “Pas ndeshjes Ukrainë-Angli, teknologjia në vijën e portës nuk është më një alternativë, por një domosdoshmëri”. Duket çudi, por zviceriani është kthyer në një mbështetës të flaktë të teknologjisë në futboll, për të evituar golat fantazmë si ai i Deviç në ndeshjen mes Ukrainës e Anglisë. Në fushë kanë qenë pesë arbitra dhe asnjëri prej tyre, madje dhe ai që qëndron shumë pranë portës, nuk e pa që topi e kaloi vijën fatale. Një gol që ka shkaktuar një valë akuzash në Ukrainë, por edhe në mediat botërore. “Arbitri prapa portës ishte i verbër, është e pamundur të durosh gjëra të tilla”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Oleg Bllohin. Për çudi, gabimet që po kushtëzojnë futjen e teknologjisë në futboll kanë ardhur të dy ndaj Anglisë. Në vitin 2010, në Botërorin e Afrikës së Jugut, Frenk Lampard arriti të barazonte në 2-2 ndeshjen ndaj Gjermanisë, por goli i tij nuk u quajt edhe pse topi kaloi afro 1 metër vijën e portës. Dy net më parë ndodhi e kundërta, me Anglinë që u favorizua.
Përplasjet
Teknologjia në vijën e portës duket se ka sjellë një përplasje mes FIFA-s dhe UEFA-s. Presidenti i futbollit europian Mishel Platini preferon “sytë njerëzorë” për të evituar golat fantazmë, duke zbatuar idenë e 5 gjyqtarëve në një ndeshje, dy prej të cilëve qëndrojnë prapa portës. Bordi Ndërkombëtar i Futbollit do të mblidhet më 5 korrik për teknologjinë dhe në atë mbledhje do të merret një vendim që mund të ndryshojë rrënjësisht lojën e futbollit. Veçse, problemi kryesor lidhet me llojin e teknologjisë që do të përdoret. Për momentin janë në fazë eksperimentimi dy lloje teknologjish, ajo e quajtur “Syri i skifterit”, që përdoret në tenis dhe bazohet në moviolën optike nëpërmjet telekamerave, si edhe teknologjia e quajtur “GoalRef”, që përdor një mikroçip në top.
Kolina
Shefi i arbitrave në UEFA, Pierluixhi Kolina, ka pranuar dje fajin e gjyqtarëve në ndeshjen mes Ukrainës e Anglisë. Sipas tij, goli i paakorduar i Deviç, ishte një gabim njerëzor dhe që mund të ndodhë në kuadrin e një eventi kaq të rëndësishëm. “Goli i Ukrainës ishte i vlefshëm, - deklaroi Kolina. – Gjithsesi, ishte një gabim njerëzor prej vetëm disa centimetrash dhe jo gjysmë metri, siç kanë shkruar disa media. Normalisht do të ishte më mirë që të evitohej një gabim i tillë, por ka qenë gabimi i vetëm në 24 ndeshjet e deritanishme në Europian”, shtoi italiani.
(d.b/BalkanWeb)