E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank kritik: Ky ekip, ende shumë larg Spanjës

TIRANE-Trajneri i Francës Loran Blank deklaroi të mërkurën se skuadra e tij duhet të punojë ende shumë nëse mendon të mundë Spanjën në çerekfinale të kampionatit europian. Disfata 2-0 ndaj Suedisë riktheu dyshimet te “Gjelat”, që në dy ndeshjet e para ishin shfaqur mjaft kompaktë. “Nuk i dimë ende limitet e kombëtares franceze, - deklaroi Blank. – Suedia na dominoi, por shkaqet e humbjes mund t’i kuptosh vetëm duke parë sjelljen e futbollistëve të mëdhenj”, shtoi tekniku francez.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›