Administrata Publike, 8% e nënpunësve me kontrata të përkohshme
Tiranë- Numri i nënpunësve me kontrata të përkohshme në administratën publike vijon të jetë i lartë. Këtë fakt e ka pohuar drejtoresha e Departamentit të Administratës në Komisionin e Ligjeve Blerta Selenica, ku sipas saj rreth 8% e administratës punon me kontrata të përkohshme.
Ajo ka pranuar edhe denoncimin e opozitës që nuk ka një zbatim të drejtë të ligjit mbi uljet dhe ngritjet në detyrë, por duke ua hedhur fajin vetë nënpunësve.
Kemi 8% të pozicioneve të shërbimit civil referuar ministrive të linjës dhe Këshillit të Ministrave. Ku gjithsej janë 1500 nënpunës civilë. Treguesit paralelë të ngritjes në deryrë janë shumë të ulët dhe kjo ka të bëjë me një lloj hezitimi që kanë nënpunësit për të kryer këto procedura pasi sipas ligjit ata futen në një periudhë prove të re të cilën nuk janë të sigurt nëse do ta kalojnë me sukses apo jo- deklaroi Selenica