E Diel, 1 Nëntor 2026

Golat gjatë fazës së parëJava më prodhimtare është e para me 19 gola, 3.17 gola për ndeshje. Dinamo me 21 gola të shënuar ka rendimetin më të mirë, 1.91 gola për ndeshje.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Gjatë fazës së parë, në 66 ndeshje të zhvilluara u shënuan 136 gola me një mesatare 2.06 gola për ndeshje.

Java më prodhimtare është e para me 19 gola (3.17 gola për ndeshje), ndërsa ajo me më pak gola është e treta me vetëm 6 gola (1 gol për ndeshje).

Dinamo me 21 gola të shënuar ka rendimentin më të mirë, 1.91 gola për ndeshje. Gramozi është ekipi që ka shënuar më pak, 6 gola: 0.54 gola për ndeshje.

Vetëm gjashtë ekipe kanë shënuar mesatarisht të paktën 1 gol për ndeshje: Dinamo, Apolonia, Kastrioti, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu.

Gjashtë të tjerat: Besa, Tirana, Shkumbini, Vllaznia, Flamurtari dhe Gramozi kanë shënuar më pak se 1 gol për ndeshje.

Java 1         19 gola     3.17 gola/ndeshje
Java 2         13 gola     2.17 gola/ndeshje
Java 3         6 gola     1     gol/ndeshje
Java 4         14 gola     2.33 gola/ndeshje
Java 5         9 gola     1.5    gola/ndeshje
Java 6         15 gola     2.5  gola/ndeshje
Java 7         15 gola     2.5  gola/ndeshje
Java 8         10 gola     1.67 gola/ndeshje
Java 9         11 gola     1.83 gola/ndeshje
Java 10         12 gola     2     gola/ndeshje
Java 11         12 gola     2     gola/ndeshje
GJITHSEJ         136 GOLA    2.06 gola/ndeshje

Numri i klikimeve - 786
  E Marte, 24 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›