Tirana në fokusin e legjendaveNë 11 ndeshjet e fazës së parë Tirana ka grumbulluar 17 pikë, 5 më pak se edicionin e kaluar, të cilin e mbylli në fazën e parë

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Tirana, kampionia në fuqi e Superligës, në përfundim të fazës së parë ndodhet në vendin e katërt me 17 pikë, 12 pikë më pak se Dinamo e vendit të parë, 29. Gazeta sportive shqiptare “Panorama Sport” pyeti tre “legjenda bardheblu”, sulmuesin Indrit Fortuzi, mesfushorin Ardian Mema dhe sulmuesin tjetër Eldoraldo Merkoçi, në lidhje me situatën ku ndodhen 24-herë kampionët e Shqipërisë.
INDRIT FORTUZI: “Nuk është Tirana ajo që mendonim të gjithë. Nuk ka stabilitet në lojën e saj. Bën një ndeshje të mirë pastaj ngec. Gjatë merkatos së janarit i duhen dy-tre përfocime”.
ARDIAN MEMA: “Tirana e këtij sezoni është një ekip me kualitete, por që e ka nisur keq. Disa lojtarë kanë qenë të dëmtuar. Tirana duhet të luftojë për vendin e dytë, e më pas të përfitojë nga ndonjë ngecje e Dinamos gjatë rrugës”.
ELDDORALDO MERKOCI: “Tirana ka pasur një armë plus në raport me ekipet e tjera. Është një ekip që ka mentalitet fituesi dhe kam përshtypjen se për të çdo gjë do të jetë e hapur deri në fund”.
STATISTIKA – Në 11 ndeshjet e fazës së parë Tirana ka grumbulluar 17 pikë, 5 më pak se edicionin e kaluar, të cilin e mbylli në fazën e parë. Gjatë këtij sezoni në 11 ndeshje, Tirana koleksionoi 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, 10 gola të shënuar, 9 të pësuar. Sezonin e kaluar: 6 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, 12 gola të shënuar, 5 të pësuar.
Numri i klikimeve - 787
E Marte, 24 Nentor 2009