Gold Ag në mbrojte të vendlindjes

Sot, u organizua një marsh me qindra studentë të Universitetit “Hasan Prishtina” për mbrojtjen e heronjve të Kosovës Lindore konkretisht, moslejimin e rrëzimit të lapidarit me emrat e dëshmorëve, i cili ndodhet në Preshevë.
Studentëve në këtë marsh, i’ua bashkua edhe këngëtari, Gold Ag madje, ai këndoi këngën e tij, “Urime Shqipni”.
Gold Ag, është një nga artistët i cili gjithmonë ka shfaqur anën e tij patriotike e kjo zakonisht nëpërmjet teksteve të këngë të tij që i ka sjellë për publikun e fansat e gjerë./Indeksonline/