Nora Istrefi inspirohet nga Kim Kardashian

Viteve të fundit, kemi parë disa nga këngëtaret tona të kenë ndryshuar dukshëm stilin e veshjes duke tërhequr vëmendje e u duke bërë të flitet për to në maksimum . Por, kur jemi në këtë pikë, në të shumtën e rasteve, ato kanë pasur një person nga i cili janë inspiruar e shpeshherë, edhe kanë kopjuar pa mëshirë.
Këtë grupacion e udhëheq bindshëm edhe këngëtarja, Nora Istrefi të cilën deri më tani e kanë “akuzuar” për kopjim të disa këngëtareve me famë botërore.
Së fundmi, Nora është inspiruar nga Kim Kardashian. Këngëtarja ka blerë një palë take të kuqe që po del të jenë identike me ato të bukuroshes, Kim Kardashian./Indeksonline/