Goldman Sachs interesohet për NLB-në
Rajoni
Banka investuese amerikane, “Goldman Sachs”, është e interesuar, si grupi bankar dhe i sigurimeve KBC, për të blerë aksione të NLB-së (Nova Ljubljanska Banka).
Shteti është pronar i 48 për qind të aksioneve të NLB-së, bankës që vepron edhe në Kosovë, ndërsa KBC është pronar 30.6 për qind të aksioneve dhe dëshiron të blejë shumicën e aksioneve të bankës sllovene, njoftojnë mediat sllovene.
Banka më e madhe sllovene, sipas “testit të stresit” europian për bankat, duhet të rrisë kapitalin me 600 milionë euro. NLB-ja ka qenë banka e vetme sllovene prej 91 bankave europiane që i janë nënshtruar “testit të stresit”.