E Diel, 1 Nëntor 2026

Goldstein -Berishes: Ekonomia shqiptare po ecen shpejt

Kryeministri Berisha priti ne nje takim Drejtoreshen e re te Bankes Boterore dhe Koordinatore Rajonale per Evropen Juglindore, Znj. Ellen Goldstein.Gjate takimit, znj. Goldstein i shprehu Kryeministrit kenaqesine e madhe qe vizitonte Shqiperine dhe per faktin se kishte konstatuar ndryshime te medha dhe shume te dukshme impresionuese, ekonomike dhe shoqerore. “Ndihem krenare qe shoh gjithashtu qe partneriteti i qeverise shqiptare me Banken Boterore eshte misheruar ne kaq shume projekte te dukshme infrastrukture, konsulence dhe asistence”, u shpreh znj. Goldstein. Drejtoresha e BB, e pergezoi Kryeministrin Berisha per menyren e qeverisjes dhe reformat e implementuara, reforma, te cilat e bene Shqiperine te mos bjere ne recension dhe te mbaje rritje ekonomike edhe ne kushtet e krizes se rende mbare boterore. “Ekonomia shqiptare ecen me shpejt dhe me mire se ekonomite e tjera, por ajo nuk mund t’i shpetoje efekteve te kesaj krize te gjate, ndaj, ne kete kuader, kujdesi per ekuilibrat makro ekonomik, eshte gjithmone i domosdoshem”, vijoi znj. Goldstein. Ajo e falenderoi kryeministrin personalisht per mbeshtetjen e madhe, dhene projekteve te BB, ne mbeshtetje te prioriteteve te perbashketa te qeverise shqiptare dhe te Bankes Boterore, projekte te tilla madhore si; programi per sigurimet shoqerore, per regjistrin e pronave te paluajtshme, projekti i inspektimeve, etj. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e uroi zonjen Goldstein per detyren e re. Ai vleresoi faktin se per dy dekada, Banka Boterore ka qene nje partnere e shkelqyer per popullin shqiptar dhe qeverine shqiptare, duke i dhene nje ndihme te jashtezakonshme ne projekte infrastrukture dhe ne projekte te tjera, si ne konsulence, studime etj, projekte keto jetesore per transformimet e medha qe ka pesuar Shqiperia. Berisha theksoi se dialogu me BB ka qene, eshte dhe do te jete i vazhdueshem, bazuar ne marredhenie te hapura, ne vullnet te mire dhe besim. Berisha i prezantoi zonjes Goldstein paketen e reformave te ndermarra nga qeveria per te ndihmuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shpejte te vendit. “Ne keto muajt e fundit, - theksoi kryeministri, - eshte pergatitur nje pakete tjeter lehtesish per berjen e biznesit, meqe prioriteti i qeverise ka qene gjithmone mbeshtetja e zhvillimit nga sektori privat. Per t’iu pergjigjur lehtesive fiskale dhe administrative te ofruara kohet e fundit, qeveria, pas 6 mujorit te pare, do te adaptoje buxhetin, praktike kjo gjithmone e suksesshme ne keto 8 vite qeverisjeje”. Kryeministri shprehu besimin se, se shpejti, dy projektet madhore, ai i kaskades se Devollit, te kompanive Statkraft dhe EVN dhe realizmi i projekti TAP, do te kontribuojne ne rritjen e punesimit dhe ne mbeshtetjen e rritjes ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›