Meta: Rritja e eksporteve garanton rritje ekonomike Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u shpreh dje se ndihma ndaj bizneseve qe eksportojne jashte vendit, eshte nje prej masave qe garanton rritjen ekonomike ne vend. Deklarata e kreut te LSI-se, u be dje gjate vizites ne nje kompani te perpunimit te lendeve te para per industrine e sallamit. Meta e ka cilesuar perpunimin e lendeve te para per industrine e sallamit si nje aktivitet te ri ne vendin tone. Kreu i LSI-se u shpreh se kjo nisme tregon se me nje shpirt sipermarrjeje dhe iniciative kurajoze, aktivitete te tilla mund te vijne ne Shqiperi, mund te kene sukses, si ne tregun vendas ashtu edhe ne tregun nderkombetar duke krijuar dhjetera vende te reja pune, por njekohesisht duke rritur potencialet eksportuese te Shqiperise. “Tashme prioriteti per te nxitur eksportet duhet te jete nje prioritet kryesor per te garantuar nje rritje ekonomike te qendrueshme, per te rritur konkurrueshmerine te ekonomise sone dhe te kompanive tona dhe si nje burim punesimi per komunitetet”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se nxitja e eksporteve eshte nje prioritet i LSI-se dhe sipas tij duhet te jete prioritet kryesor ne Shqiperi pasi garanton nje ekonomi me te forte dhe me te qendrueshme. “Ndaj edhe interesimi im, dhe i kolegeve te tjere eshte gjithmone edhe ne rritje per te mbeshtetur kete industri perpunuese ne vendin tone per te krijuar lehtesira me te medha per eksporte nga vendi yne drejt vendeve te tjera te Bashkimit Europian dhe ne tregjet nderkombetare, ne menyre qe te kemi nje klime me te fuqishme te bizneseve shqiptare, te kompanive shqiptare ne tregjet nderkombetare”, tha kreu i LSI-se. Meta shtoi se suksesi i kompanive shqiptare perkthehet ne me shume vende pune dhe ne sukses per ekonomine e vendit. “Suksesi i tyre eshte suksesi i ekonomise se vendit tone, eshte suksesi i mijera e mijera te punesuarve, te cilet jo vetem ruajne vendet e punes, por te cilet presin te bashkohen edhe shume te tjere ne keto fronte te reja pune”, tha Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar gjate jave te fundit takime me perfaqesues te bizneseve ne vend. Meta ka theksuar se ulja e taksave nga ana e qeverise eshte nje vendim mjaft i rendesishem per nxitjen e investimeve te bizneset.