E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ligjet, Berisha: Votimi ne menyre plebishitare Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka zhvilluar dje nje bashkebisedim me gjimnaziste te kryeqytetit, ku ka degjuar me nga afer shqetesimet dhe problemet, qe ato hasin gjate aktivitetit te tyre te perditshem sidomos ne shkolle. Interesi i gjimnazisteve per te ditur me shume rreth projekteve dhe investimeve te qeverise ne fushen e arsimit kane qene mjaft i madh. Ata kane dashur te dine sesi do te zgjidhet problemi i dhenies se mesimit me dy turne, pajisja e shkollave me mjetet mesimore, permiresimin e kurikulave, zhvillimin e arsimit profesional dhe me pas gjetjen e tregut te punes, mbeshtetjen me bursa per nxenesit, familjet, e te cileve nuk kane mundesi investimi per shkollimin e tyre dhe mjaft probleme te tjere. Por ashtu sic ndodh gjithmone me shqiptaret, edhe gjimnazistet jane te “infektuar”, nga zhvillimet politike. Ata kane kerkuar te dine me shume nga kryeministri Berisha, rreth debatit mediatik te zhvilluar mes mazhorances dhe opozites per tre ligjet qe ende nuk jane miratuar dhe kane kerkuar informacion me te detajuar se ne cfare konsistojne 3 ligjet, cfare te mirash sjellin ato per shoqerine. Duke falenderuar per pyetjen, kryeministri ka bere te ditur se, tre ligjet u bene te famshem ne te gjithe Evropen, jo per rendesine e tyre kapitale, por per mos votimin e tyre. Me pas ai ka sqaruar nje nga nje te tre ligjet. Sipas kryeministrit, “e para eshte nje amendim, nje shtese ne ligjin per Gjykaten e Larte, i cili shton Kolegjin administrativ, gjykates. E verteta eshte qe, ata qe sot nuk e votojne, ishin nismetaret, apo propozuesit e ketij amendamenti. Ligji i dyte ka te beje me statusin e Sherbimit civil. Sherbimi civil ka te beje me disa mijera punonjes ne administrate, te cilet nuk jane politik, te cilet kane nje mbrojtje ligjore. Por qe ky ligj u jep edhe disa liri politike, le ta themi, ose me sakte u jep mundesi qe te shprehin tendencen e tyre politike, te marrin pjese edhe ne fushata zgjedhore, etj. Ky eshte nje ligj i standardeve evropiane. Ligji i trete ka te beje me disa amendime te rregullores se parlamentit”. Berisha ka bere te ditur se, ligjet ne vetvete nuk eshte se jane ligje qe mbushin ndonje boshllek, por keto tre ligje nuk i voton kryetari i opozites, sepse mendon ne rast se do ti votonte ato, Shqiperia, merr statusin e kandidatit dhe kjo do ta demtonte ate dhe interesat e partise se tij. Kryeministri ka theksuar faktin se ky pretendim i Rames eshte i pa qendrueshem, pasi nese votoheshin tre ligjet si qeveria ashtu edhe opozita merrnin vleresimin nga qytetaret. Berisha tha se marrja e statusit do te thote me shume investitore te huaj, me shume fonde nga KE per Shqiperine, dhe ju jep me shume mundesi te rinjve te shkollohen ne universitet jashte vendit, e te semureve te kurohen ne spitale evropiane. Kryeministri ka bere te ditur edhe njehere qendrimin e mazhorances, se meqe opozita po bllokon votimin per interesa te ngushta te disa individeve ne PS-se, PD pas zgjedhjeve te 23 qershorit do te kerkoje qe votimi i tyre te realizohet me referendum. Berisha ka shprehur besimin e tij se, shqiptaret do ti votojne ne menyre plebishitare, ne menyre qe Shqiperi te marre statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›