E Diel, 1 Nëntor 2026

Goleadorët, ja si ekipet varen prej tyreNë 30 javët e para janë profilizuar jo vetëm dy rivalët e mëdhenj për titull, por edhe dy favoritët për të fituar trofeun simbolik “Këpuca e artë”, ku pretendentë janë Migen Memelli i Tiranës (20 gola der

Kur kanë mbetur edhe tri javë për t’u luajtur nga përfundimi i sezonit të 70-të Kombëtar, për të përcaktuar kampioni e sezonit 2008-2009, rivaliteti midis dyshes së pandarë të këtij edicioni futbollistik Vllanzia-Tirana, është ashpërsuar në kulm, parë dhe faktin se formacioni shkodran ndodhet një pikë para atij kryeqytetas.

Java e 33-të (e fundit e këtij sezoni), ashtu si një vit më parë Dinamo-Partizani, do të shënojë një tjetër pikë kulmore të Kategorisë Superiore, pasi në “Qemal Stafa” do të përballen midis tyre askush tjetër, por Tirana e Vllaznia.

Në 30 javët e para janë profilizuar jo vetëm dy rivalët e mëdhenj për titull, por edhe dy favoritët për të fituar trofeun simbolik “Këpuca e artë”, ku pretendentë janë Migen Memelli i Tiranës (20 gola deri tani) e Sebino Plaku i Dinamos (18 gola).

Pikërisht mbi argumentin e “varësisë” së ekipit nga golashënuesit më të mirë të tyre është parë dhe “investigimi statistikor”, por edhe me një të veçantë, raportin e diferencën e golave midis e “dy bomberëve” më të mirë të skuadrave.

Tirana është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këto 30 javë: 50, 30 prej të cilave mbajnë firmat e dy sulmuesve kryesor të bardhbluve Migen Memellit e Daniel Xhafës, i pari me 20 gola dhe i dyti me dhjetë më pak, 10 gola. Kjo është dhe diferenca më e madhe midis golashënuesit më të mirë të ekipit me realizuesin e dytë më të mirë të tij. Diferenca: +10 gola për Memellin.

Te Vllaznia, kryesuesja me meritë e kampionatit, militojnë Vioresin Sinani, 3-herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë dhe talenti Xhevair Sukaj. Sinani ka realizuar 13 gola, ndërkohë që Sukaj, i rikthyer në formë huazimi në pjesën e dytë të sezonit (17 javë të luajtura), ka shënuar 10 gola. Diferenca +3 gola për Sinanin.

Dinamo ka shënuar po aq gola sa Vllaznia, 46. Sebino Plaku ka shënuar 18 gola (po aq sa realizoi Pero Pejiç sezonin e kaluar)m ndërkohë që golashënuesi i dytë më i mirë blu është Fatjon Sefa, 9 gola. Diferenca +9 gola për Plakun, që ka shënuar 3 gola me penallti.

Teuta ka një dyshe të talentuar në vijën e parë të sulmit. Dy 20-vjeçarë që zotërojnë “prekjen e artë”. Emiljano Vila (12) e Vilfor Hysa (8) kanë realizuar 20 nga 28 golat që ka shënuar skuadra durrsake. Diferenca +4 gola për Vilën.

Te skuadrat e tjera ka një shpërndarje të gjërë golash dhe diferenca midis dy golashënuesve më të mirë është relativisht e pandjeshme, me përjashtim të Bylisit, ku njeriu “gol” është Endri Bakiu (9 gola).

PIKANTET

“Rekordi” i Shkumbinit
Shkumbini mban për momentin një rekord unik e të papërsëritshëm : peqinasit kanë shënuar 30 gola në 30 javë, por dhe kanë pësuar po 30 gola në po aq javë.

“Prodhuesit” e mëdhenj
Tirana është “fabrika” e golave deri tani: 50 gola në 30 javë, njëherësh dhe ekipi që ka pësuar më pak: 23. Vllaznia ka këtë bilanc: 46-26. Dinamo: 46-27.

Raporti brenda-jashtë
Tirana është skuadra që ka shënuar më shumë në shtëpi: 33 gola (Dinamo, e dyta me 32 gola). Vllaznia është ekipi që ka realizuar më tepër në transfertë: 19 gola.

Më pak gola të shënuar
Bylisi është skuadra që ka shënuar më pak gola, 21, 1 më shumë se sa ka realizuar lideri i golashënuesve aktualë, sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli (20).

Më shumë gola të pësuar
Apolonia është skuadra që ka pësuar më shumë gola: 42. Në shtëpi këtë rekord e mban Dinamo: 16 gola; në transfertë, Apolonia e Bylis, secila nga 28 gola.

Bilanc negativ golash
Shtatë skuadra e renditura në vendet 7-12 kanë një bilanc negativ golaverazhi: Besa (-2), Flamurtari (-2), Partizani (-6), Elbasani (-9), Lushnja (-10), Apolonia (-13) dhe Bylisi (-17).

STATISTIKAT
TIRANA
1. Migen Memelli  20
2. Daniel Xhafa  10
Diferenca midis tyre +10
Në total skuadra:  50

VLLAZNIA
1. Vioresin Sinani 13
2. Xhevair Sukaj 10
Diferenca midis tyre +3
Në total skuadra:  46

DINAMO
1. Sebino Plaku  18
2. Fatjon Sefa  9
Diferenca midis tyre +9
Në total skuadra:  46

TEUTA
1. Emiljano Vila 12
2. Vilfor Hysa  8
Diferenca midis tyre +4
Në total skuadra:  28

APOLONIA
1. Bojan Bërkiç  8
2. Dhrami, Haxhibuliç  5
Diferenca midis tyre +3
Në total skuadra:  29

PARTIZANI
1. Marius Ngjela 7
2. Babamusta, Karapici  4
Diferenca midis tyre +3
Në total skuadra:  24

BESA
1. Fitim Haliti  5
2. Kuli, Progni  4
Diferenca midis tyre +1
Në total skuadra:  31

SHKUMBINI
1. Erjon Rizvanolli 7
2. Arlind Nora  6
Diferenca midis tyre +1
Në total skuadra:  30

LUSHNJA
1. Dorian Bubeqi 6
2. Gentian Çela  3
Diferenca midis tyre +3
Në total skuadra:  23

ELBASANI
1. Fjodor Xhafa  5
2. Orjand Abazaj 3
Diferenca midis tyre +2
Në total skuadra:  24

BYLIS
1. Endri Bakiu  9
2. K.Dalipi, Nënaj 4
Diferenca midis tyre +5
Në total skuadra:  21

FLAMURTARI
1. Mate Brajkoviç 5
2. Elhan Galica  4
Diferenca midis tyre +1
Në total skuadra:  24


E Hene, 04 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›