E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndriçim Shtupina, “Leo Mesi” i Vllaznisë22-vjecari po spikat ne kampionatin shqiptar. Ndriçim Shtupina shënoi golin e fitores 2-1 kundër Shkumbinit

Tri javë nga përfundimi i sezonit 2008-2009, Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore me një pikë më shumë se Tirana, rivalja më e madhe e shkodranëve gjatë këtij viti futbollistik.

Vllaznia u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pikërisht nga Tirana, pas 210 minutave lojë, nga një gol i Jetmir Sefës në minutën e 104-të të takimit të dytë.

Por, një tjetër talent po spikat në një nga shkollat më prestigjioze të futbollit shqiptar. Ky është 22-vjeçari Ndriçim Shtupina.

Shkodrani, i cili më parë ka luajtur si i huazuar te Ada e Skëndërbeu, shënoi golin e fitores 2-1 kundër Shkumbinit (goli i tij i 2-të sezonal, 2 gola në Kupën e Shqipërisë).

I konsideruar nga mediat sportive si “Mesi” i Shkodrës, pohoi se në ndeshjen e javës së 31-të kundër Dinamos, Vllaznia do të triumfojë.

“Jemi në luftë për titull dhe nuk na falet asnjë hap fals”

Dinamo është shndërruar në një “mace të zezë” për Vllazninë, teksa ka fituar herën e fundit që takimi është zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Vllaznia do të përballet me Tiranën në javën e fundit. Stafi shkodran beson se do të jetë Vllaznia që do të fitojë kampionatin, që do të ishte i 10-ti për skuadrën ku ka lindur futbolli shqiptar. 

E Hene, 04 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›