Golem, skandali me pronat, pranga biznesmenit
Nje 63-vjeçar, pronar i kompanisë ‘Kozmos Imp-Exp’, akuzohet se është favorizuar nga Ministria e Turizmit dhe komuna e Golemit, për ndërtimin e një kompleksi banesash dhe ambientesh tregtare në zonën e plazhit
TIRANE-Korrupsioni me pronat në bregdet i ka kushtuar prangat ish- anëtarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, biznesmenit Ajet Ruzi. 63-vjeçari, pronar i kompanisë ‘Kozmos Imp-Exp’, akuzohet se është favorizuar nga Ministria e Turizmit dhe komuna e Golemit, për ndërtimin e një kompleksi banesash dhe ambientesh tregtare në zonën e plazhit. Arrestimi ishte kërkuar nga skuadra e Antikorrupsionit dhe ajo e Antikrimit Ekonomik të Tiranës, rreth tri javë më parë. Burime pranë grupit hetimor janë shprehur se, kanë nisur procedimet penale edhe për dy ortakë të Ruzit, në bllokun e ndërtimeve në plazhin e Golemit. Ndërkohë që janë nën cilësinë e personit në hetim, ish-zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, si edhe të komunës së Golemit. Shkeljet janë regjistruar për periudhën 2005-2008, kur falë favorizimeve të kryera, Ruzi ka tjetërsuar pronën, që mësohet se ka për pronar të ligjshëm shtetasin Enver Zeqo.
Hetimet mësohet se janë fokusuar në dy drejtime kryesore. Në verifikimin e dokumentacioneve të cilat dyshohet se janë përdorur për të tjetërsuar pronën e Zeqos, si edhe për të përfituar statusin e “personit të stimuluar”. Ndërkohë që pjesa tjetër e hetimit është dëmi që i është shkaktuar shtetit nga mos shlyerja e taksave dhe tarifave të tjera financiare, për shkak të përfitimit të këtij statusi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)