Korcë, projekt për qendrën, shpallet konkursi
Studimi i qytetit të Korcës ka nxitur forumin urban në një debat të hapur publik, për të ardhmen e qendrës së këtij qyteti. Bashkia e Korçës ka shpallur konkursin ndërkombëtar të këtij projekti. Sipas kreut të bashkisë, Peleshi qendra do ti japë një impakt të ri Korcës.
KORCE- Studimi i qytetit të Korcës ka nxitur Forumin Urban në një debat të hapur publik, për të ardhmen e qëndrës së këtij qyteti. Bashkia e Korcës e cila është edhe iniciatore për ndryshimin e imazhit të kësaj qendre ka shpalluar konkursin ndërkombëtar të projektit ndërsa ka diskutuar me urbanistë , arkitektë, ndërtues dhe qytetarë të thjeshtë, pikëpamjet që ndan gjithsecili për fytyrën e re dhe identitetin me të cilin do të përfaqësohet Korca.
Sipas kreut të Bashkisë, Niko Peleshi qendra e qytetit do ti japë një impakt të ri Korcës, edhe në drejtimin social. Në këtë projekt do të ftohen studiot më të njohura në botë, për tu bërë pjesë e konkursit ndërkombëtar.
Konkursi do të udhëhiqet nga një juri ndërkombëtare e cila do të vendosë për shpalljen e projektit më të mirë. Në panelin e Forumit urban, arkitektët dhe projektues të ndryshëm kanë hedhur ide në lidhje me ruajtjen e vlerave tradicionale të Korcës , duke ndërhyrë me një vizion modern, që do ta bëjë këtë qytet më atraktiv. Pritet që pas mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak të shpallet zyrtarisht dhe konkursi ndërkombëtar i studimit të qendrës së qytetit të Korcës. (e.n/News24/BalkanWeb)