E Diel, 1 Nëntor 2026

Golemi me "I love You”, 50 telajo kushtuar Beratit

Qyteti i Beratit dhe ndërtesat e tij karakteristike, trashëgimia kulturore, vijnë të pasqyruara gjërësisht në ekspozitën personale të piktorit Arben Golemi.

Me titullin "I love you", në të 50-të telajot e tij, ai ia ka dedikuar qytetit mesjetar dhe të bukur, ku autori ka lindur. Arti bizantin dhe ndikimi që ai ka tek ky piktor nuk ka munguar edhe në këtë ekspozitë.
 

Të gjitha pikturat janë të realizuara në vaj në kanavacë dhe janë krijime të dy viteve të fundit. Arben Golemi, ka celur shumë ekspozita të përbashkëta dhe personale, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, si në Turqi, Spanjë, Bullgari etj.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›