Aksident tragjik në Rinas, makina përlas për vdekje 5-vjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmijë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rinas, në aksin rrugor Qafa e Kasharit-Rinas ,ku një fëmijë 5 vjec teksa po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet me targa TR 2917 H, ku ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Praprakisht uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se makina po ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa ka bërë të mundur edhe ndalimin e drejtuesit të makinës.