E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Maqedoni, nga dita e nesërme me letërnjoftime

Nesër hyn në fuqi marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjelltë tëqytetarëve, me karta identiteti.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se “marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë”.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe kartat e identitetit.

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi.
10 ditë më parë ka hyrë në fuqi marrëveshja për kalimin e pikave kufitare me karta identiteti me Malin e Zi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›