Trajneri i C.Palace i kënaqur me debutimin e Besijan Idrizajt

Talenti kosovar me pasaportë austriake Besijan Idrizaj i cili para disa ditësh u huazua në ekipin e Crystal Palace që militon në championship ka debutuar dje për ekipin e tijë të ri me mjaft sukses. Ai ka hyrë në fushë në min. e 72 si zëvendësues i Morrison dhe menjëherë ka sulmuar portën e Charltonit mirëpo pa sukses qe të paktën të barazoj rezultatin në humbjen që pësoi Crystal Palace 0:1. Trajneri i Idrizajt, Peter Taylor ka mbetur i kënaqur me debutimin e Besijanit: "Besi ka bërë punën e tijë në mënyrën më të mirë të mundshme, ai edhe do të kishte shënuar me topin e parë pasi që hyri ne fushë" - ka deklaruar Taylor. Ndërkohe shqiptari tjetër i Crystal Palace i është huazuar ekipit të Fulhami në premier ligën angleze.
Kuqi "fluturon" drejt Fulhamit, Idrizaj e zëvendëson ne C. Palace
Crystal Palace - Charlton