E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goli ndaj Gjeorgjisë, Asllani përfshihet në formacionin e javës të Ligës së Kombeve

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është përfshirë në formacionin e javës të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Asllani i dhuroi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, me golin vendimtar të shënuar në Tbilisi.

Përveç golit, talenti i Interit ishte i kudondodhur në fushë. Falë asaj performance fantastike, 22-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës nga faqja e specializuar e statistikave whoscored.com, e cila e ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63.

Në formacionin e javës është edhe mesfushori i Juventusit, Kenan Yildiz, sulmuesi austriak i Interit, Arnautviç dhe mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›