E Enjte, 5 Nëntor 2026

UKRAINË – Zelensky u ofron aleatëve perëndimorë akses në lëndët e para si pjesë e planit të fitores

KIEV, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po u ofron aleatëve perëndimorë akses në lëndët e para të çmuara të vendit të tij si pjesë e planit të fitores që ai zbuloi sot.

Në një fjalim para ligjvënësve në Kiev, Zelensky tha se ”Ukraina ka burime të vlefshme me vlerë triliona dollarë amerikanë, duke përfshirë uranium, titanin, litiumin dhe grafitin”.

”Lëndët e para ose do të bien në duart e Rusisë dhe aleatëve të saj ose do të mbeten me Ukrainën dhe botën demokratike”, argumentoi presidenti.

Ai gjithashtu premtoi se pas përfundimit të luftës, Ukraina do të përdorë përvojën e saj ushtarake për të garantuar sigurinë e Evropës dhe NATO-s.

”Ushtarët e saj madje mund të zëvendësojnë trupat amerikane në Evropë”, shtoi presidenti Zelensky.

Ukraina po mbrohet nga një pushtim rus me ndihmën e Perëndimit prej më shumë se dy vitesh./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›