E Diel, 1 Nëntor 2026

Golin e finales e shikoi 1 mije here

Ylli i Barcelones Andres Iniesta thote se e ka shikuar golin e tij te finales se Boterorit te fundit njemije here ne televizor por shton se kurre nuk eshte ndier aq mire sa ishte ndier ne fushe.

Mesfushori spajnoll ia kishte siguruar fitoren vendit te tij ne finale te kompeticionit qe u mbajt ne Afriken e Jugut me 11 qershor kunder Holandes pasi kishte shenuar ne fund te lojes shtese. Une i shikoj ndeshjet e mia shume here ka thene 26 vjecari per te perditshmen spanjolle El Pais.

- Kjo me ndihmon qe te permiresohem. Ky gol perseritet shpesh. Keshtu qe desha sdesha e kam pare golin njemije here shtoi Iniesta i cili eshte favorit per ta fituar Topin e Arte 2010. Mirepo sensacioni ne fushe eshte i paperseritshem. Ta shikosh ate nuk eshte e njejte sikur kur e shenon ate shpjegoi plejmekeri spanjoll.

Iniesta ia siguroi Spanjes titullin e pare te botes ne histori te vendit pasi kishte shenuar 4 minuta pa perfunduar ndeshja per fitoren 10. Ai ishte nje gol ne fund dhe ishte personal posacerisht i imi. Ajo cka me shqeteson mua eshte se nuk shenoj shpesh dhe sado gola qe do ti shenoj ne te ardhmen nuk do te vleresohen sa ai vazhdoi futbollisti i Barcelones.

Iniesta deklaron se e dinte se topi do te shkonte drejt golit kur e goditi ate. E dija se mbrojtja nuk do ta mberrinte ate e as portieri gjithashtu... Vetem prisja qe kjo te ndodhte qe te zbatohej ligji i Newtonit. Kete here molla ishte topi kurse koka e Newtonit ishte kemba ime rrefen futbollisti spanjoll.

Ky ishte suksesi i dyte i spanjolleve brenda dy vjetesh pas atij te vitit 2008 kur ishin shpallur kampione te Evropes.

Audienca televizive ne Spanje kur Iniesta shenoi ishte 15.6 milione njerez qe i bie 85.9 per qind e audiences se pergjithshme duke e bere kete si ngjarjen me te shikuar televizive ne histori te Spanjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›