E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani beson te surpriza Shqiperi

Futbollistet

U prit nga te gjithe qe ne leter te ishte nje ndeshje shume e lehte per Shqiperine e cila nuk do ta kishte te veshtire te merrte 3 piket me Luksemburgun por ne realitet nuk ka rezultuar keshtu. Te te njejtit mendim kane qene edhe vete futbollistet kuqezinj te cilet kane qene protagoniste ne fushe dhe kane vuajtur per minuta te tera arritjen e fitores se pare ne grupin D te eliminatoreve te Euro 2012. Gjithsesi me 3 piket ne xhep Erjon Bogdani sulmuesi i Kombetares shprehet me bindje se perfaqesuesja shqiptare eshte surpriza e grupit. Ekipi yne i meritoi keto kater pike ku pavaresisht nga ndeshja qe kemi zhvilluar une them qe jemi ne vend te pare ose te dyte nuk ka problem por mund te them qe jemi nje nga surprizat e grupit u shpreh Erjon Bogdani. Ne futbollin e sotem ju e pate edhe vete qe nuk ka ekipe te lehta te arrish nje rezultat te lehte pa djersitur. Une mendoj se kenaqesia jone eshte e madhe sepse djersitem shume per te arritur kete trepikesh qe di te na vleje ne rrugen tone ne te ardhmen u shpreh Klodian Duro mesfushori i palodhur i kuqezinjve i cili u zevendesua ne minutat e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›