Inter-Milan ka nje derbi ne merkato
Interi eshte vene ne ndjekje te Kakase ndersa Milani enderron Mario Balotelin. Merkato eshte mbyllur zyrtarisht prej nje jave por skuadrat e medha vazhdojne te punojne nen rrogoz dhe pergatisin goditjen e radhes. Dikush mendon per merkaton e janarit ndersa dikush tjeter tenton te hedhe bazat per operacione te nje periudhe te mevonshme. Corriere dello Sport ka publikuar nje artikull rreth projektit ambicioz te klubit zikalter dhe kaq ka mjaftuar qe ne Serine A te ndizet derbi ndermjet dy skuadrave milaneze jashte fushes se lojes. Duke qene se Milani ka rikthyer ne kampionatin italian ish-interistin Zlatan Ibrahimovic kampionet ne fuqi te kesaj lige kane perfshire ne axhenden e tyre emrin e Kakase. Ylli brazilian u largua nga Milani ne vitin 2009 per tu transferuar te Reali i Madridit por aventura e deritanishme nuk ka qene ashtu si mendohej dhe qendrimi i tij ne La Liga nuk mund te thuhet me siguri.
Nga transferimi i fantazistit te selecaos ne kryeqytetin spanjoll Milani perfitoi 67 milione euro. Transferimi i tij ne Santiago Bernabeu u shoqerua nga fushata galaktike e Florentino Perez qe bleu 94 milione euro edhe Kristiano Ronaldon lojtari me i kushtueshem ne histori Arbeloan Ksabi Alonson e Karim Benzemane. Megjithate emerimi i Zhoze Murinjos te Reali i Madridit ka bere qe e ardhmja e Kakase te jete ne dyshim. Trajneri dhe lojtari nuk kane ndonje lidhje te forte nderkohe qe portugezi kerkoi me ngulm blerjen e Mesut Eumlzil i cili eshte pasardhesi ideal i mesfushorit brazilian qe momentalisht po rehabilitohet nga nje operacion ne gju. Per momentin gjithcka mbetet nje ide e cmendur ndersa mediat italiane e kane cilesuar interesimin e Interit per Kakane si hakmarrjen perfekte per transferimin e Ibrahimovic te Milani. Gjithsesi presidenti zikalter Masimo Morati i ka mohuar keta zera. Ai deklaroi E lexova edhe une kete lajm neper gazeta. Mund te jete nje ide e mire por nuk eshte e jona. Rreth spekulimeve se njeshi i Interit ka diskutuar edhe me Murinjon rreth kesaj hipoteze Morati ka shtuar A kam diskutuar me Murinjon rreth blerjes se Kakase Absolutisht jo. Gjithsesi Kaka duket nje alternative e vlefshme nese merren ne konsiderate fjalet e administratorit te Interit Ernesto Paolilo. Duke hyre ne zyrat e Liges se Futbollit drejtuesi zikalter deklaroi vetem asnje koment.
Nuk ka vonuar reagimi i Milanit. Pasi perforcoi skuadren me portierin Amelia Papastathopoulos dhe Boateng dy goditjet e medha ishin padyshim Ibrahimovic dhe Robinjo. Por Adriano Galiani ka edhe nje objektiv me te larget behet fjale per Mario Balotelin. Me menaxherin Mino Raiola kemi realizuar disa marreveshje te shkelqyera. Per Balotelin nuk kemi diskutuar por nuk e fsheh faktin qe nje dite do te me pelqente ta shikoja me fanellen kuqezi. Kjo mund te realizohet mbi te gjitha tani qe Mario nuk eshte nje lojtar i Interit deklaroi administratori kuqezi. Ai nuk ka pranuar ti komentoje zerat rreth interesimit te Interit per Kakane i cili ka qene idhulli i tifozerise milaniste.