E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gomaricat drejt zhdukjes, blegtorët e fermave: Nuk e përballojmë dot tregun

Gomaricat, tashmë konsiderohen specie në zhdukje dhe komisionerët përkatës të Bashkimit Evropian, hartojnë politika për nxitjen e  ruajtjes dhe promovimit të këtyre kafshëve.

Zhvillimi i teknologjisë u ka pakësuar ndjeshëm mundësinë e dobishmërisë së këtyre kafshëve për punët e transportit, por njëkohësisht është kthyer në biznes, prodhimi i qumështit të gomaricave, pasi ka vlera të patjetërsueshme ushqimore dhe shëndetësore.

Në vendin tonë, janë krijuar vitet e fundit disa ferma me gomarica, kurse në rrethin e Gjirokastrës i pari që mori këtë iniciative, është Veiz Basha, nga Lazarati, i cili ka vendosur stanin e tij në Sofratike të Dropullit të Poshtëm.

Mungesa e informimit nga instancat përkatese, si dhe mospërfshirja e këtij biznesi në skemat e subvencioneve të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, kanë ndikuar negativisht përsa i përket nxitjes së blektorëve që të investojnë tek biznesi i qumështit të gomaricës.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›