E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kadastra Shqiptare, bashkëpunim me homologët grekë për ofrimin e shërbimeve më të shpejta

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli priti sot në një takim zv.ministrin për Qeverisjen Digjitale të Greqisë, Konstantinos Kyranakis.

Të pranishëm në takim ishin edhe zv.ambasadori i Greqisë në Tiranë, Athanasios Astrakas, si dhe Presidenti i Kadastrës greke, Stelios Sakaretsios.

Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit për modernizimin e shërbimeve kadastrale, me qëllim ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe transparente për qytetarët.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe mbi trajnimin dhe ekspertizën që stafi i ASHK-së mund të përfitojë nga përvoja e homologëve grekë në përdorimin e teknologjive të avancuara dhe menaxhimin e të dhënave.

Goxhobelli bëri të ditur se ky bashkëpunim synon një Kadastër më efikase dhe transparente.

“Shërbime më të shpejta e cilësore, përmirësim i proceseve për të siguruar efikasitet maksimal në përpunimin e të dhënave. Më shumë lehtësi për qytetarët dhe rritje e transparencës dhe standardizimi i procedurave për një akses më të thjeshtë dhe të sigurt në informacion. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt një Kadastre më moderne, në shërbim të qytetarëve”, shtoi ajo.

1 nga 10

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›