E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Drejt përfundimit rruga për në Manastirin e Athalit, rritet aksesi turistik në jug

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se, zhvillimi i turizmit përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së aksesit në destinacionet me vlera kulturore e shpirtërore mbetet një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja publikoi pamje nga kantieri i punimeve për rrugën e re që lidh zonën me Manastirin e Athalit në Himarë, ku aktualisht po punohet me intensitet.

“Në këtë kuadër, rruga 10 km drejt Manastirit të Athalit në Himarë është në fazën përfundimtare të punimeve dhe së shpejti do të mundësojë aksesin me automjete drejt një prej pikave më të rëndësishme të turizmit religjioz në jug të vendit”, u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se ky investim do të lehtësojë vizitat e pelegrinëve dhe turistëve, duke pasuruar ofertën turistike të zonës dhe duke promovuar trashëgiminë historike, kulturore dhe fetare.

“Ky investim i Bashkisë Himarë do të lehtësojë vizitat e pelegrinëve dhe turistëve, duke pasuruar ofertën turistike të zonës dhe duke promovuar trashëgiminë tonë historike, kulturore dhe fetare”, shtoi ministri.

Sipas tij, përfundimi i këtij aksi rrugor pritet të rrisë ndjeshëm aksesin drejt një prej pikave me potencial të lartë për turizmin kulturor dhe religjioz në jug të vendit.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›