E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm për paqen

PRISHTINË, 29 Qershor/ATSH/Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik, e cila u mbajt në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan vepron në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën, duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe mbështetje për Komandën Rajonale – Lindje të misionit të KFOR-it në Kampin Bondsteel.

Me këtë rast, u theksua se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i misionit të KFOR-it ka qenë dhe vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›