E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Interpetimi i Alis në Eurovision ngjethi zemrat e miliona shikuesve

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka vlerësuar përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2026 nga artisti Alis me këngën “Nân”, duke e cilësuar një interpretim dinjitoz në skenën ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se kënga “Nân”, përfaqësuese dinjitoze e Shqipërisë në Eurovision 2026 e interpretuar nga Alis është një rrëfim i ndjerë e prekës, që ngjethi zemrat e miliona shikuesve me thjeshtësinë dhe thellësinë e saj.

“Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e mbështet këtë rrugëtim përmes Culturalb jo vetëm si një përfaqësim artistik, por si një zë që mbart ndjenjën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në një skenë ndërkombëtare”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja i uroi suksese Alis suksese në fazën finale, pas performancës fantastike mbrëmë në Eurovision2026, me bindjen se përmes tij, Shqipëria do të dëgjohet edhe me më shumë emocion dhe krenari.

Këngëtari Alis Kallaçi me interpretimin e këngës “Nân” në skenën e Eurovision përcolli mbrëmjen e djeshme emocion, energji dhe identitet artistik.

Në natën finale të shtunën Alis do të interpretojë i pesti në finalen e madhe të këtij kompeticioni muzikor.

1 nga 3

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›