E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta piktori i filmit, Shyqyri Sako

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Është ndarë sot nga jeta, në moshën 89-vjeçare piktori i filmave shqiptarë, Shyqyri Sako.

Më 50 vite krijimtari, Sako studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi, pa mundur t’i përfundonte studimet. Më tej u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio, ku mori pjesë si piktor në realizimin e filmit të tij të parë “Detyrë e posaçme” dhe pastaj me filma të tjerë, deri në filmin e fundit “Plumba prej plasteline” në vitin 1997, kur doli në pension.

Sako u nderua me medaljon në festivalin e 4-ët të filmit shqiptar për punën e tij me dekoret dhe rekuizitat në filmin “Mësonjëtorja”.

Artisti dhe piktori Shyqyri Sako ka krijuar një pjesë të madhe të koleksionit të afisheve të filmit, pjesë e trashëgimisë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

/e.i/r.e/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›