Gonxhja: Miratohet metodologjia dhe tarifat për shpërblimin e autorëve, një hap drejt standardeve të BE-së

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, miratimin e metodologjisë dhe tarifave të shpërblimit për veprat e mbrojtura nga e drejta e autorit.
Sipas Gonxhes, ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm për garantimin e shpërblimit të drejtë për autorët, krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave, si dhe për respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
“Miratohet metodologjia dhe tarifat e shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit!
Ky vendim është një hap i rëndësishëm për:
–garantimin e shpërblimit të drejtë dhe të arsyeshëm për autorët, krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave;
–respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian 🇪🇺;
–krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të përballueshëm për të gjithë përdoruesit e veprave;
-rritjen e mundësive të shpërblimit për të gjithë mbajtësit e të drejtave, duke shtrirë pagesën nga të gjithë përdoruesit”, shkruan Gonxhja.
/rtsh.al/