E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Vlora, destinacion në rritje i turizmit shqiptar

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Vlora po konsolidohet çdo vit e më shumë si një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëria, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj falë bukurive natyrore, trashëgimisë kulturore dhe ofertës së pasur turistike.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga qyteti bregdetar, që ofron pamje të mrekullueshme me peizazhe si në kartolina.

E vendosur mes detit Adriatik dhe Jon, Vlora ofron plazhe të larmishme që nga zonat ranore deri te brigjet shkëmbore me ujëra të kristalta. Riviera e saj, që shtrihet drejt jugut, mbetet një ndër atraksionet më të preferuara për turistët gjatë sezonit veror.

Zhvillimi i infrastrukturës, shtimi i strukturave akomoduese dhe rritja e investimeve në agroturizëm dhe shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të vizitorëve. Restorantet me gatime tradicionale dhe prodhimet vendase shtojnë më tej atraktivitetin e zonës.

Institucionet dhe operatorët turistikë synojnë që përmes promovimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të shërbimeve, Vlora të mbetet një destinacion konkurrues në rajon gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin veror.

e.xh/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›