E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonxhja apel të rinjve: Arsimi profesional, mundësi të hyni në tregun e punës

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjete sociale një video sensibilizuese për të rinjtë, mbi rëndësinë e arsimit profesional për tu integruar në tregun e punës.

“Arsimi Profesional ofron mundësi për të ndjekur ëndërrat tuaja dhe njëkohësisht të hyni në tregun e punës me sukses”, shkroi Gonxhja.

Gonxhja njoftoi se regjistrimet kanë filluar.

“Zgjidhni mes një nga 22 drejtimeve për një arsim praktik, të shpejtë dhe plot mundësi. Rregjistrohu tani përmes e-ALBANIA, në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë””, informoi Gonxhja, teksa bëri të ditur se, të gjithë të interesuarit mund të mësojnë meshumë duke klikuar në faqen www.aftesi.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›