E Enjte, 5 Nëntor 2026

INSTAT: Volumi i mallrave me rrugë detare u rrit me 16%

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Volumi i mallrave të tregtuara (eksport/import) me rrugë detare, regjistroi shifrën e 1.546,3 mijë tonëve në 3-mujorin e dytë 2024, me rritje 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të eksportuara me det zë 40,6% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Ndërsa, mallrat e importuara zunë pothuajse 65% ndaj  totalit të importeve në tremujorin e dytë të vitit.

Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë, janë katër portet detare të cilët shërbejnë për transport mallrash. Vetëm nga Porti i Durrësit, i cili konsiderohet porti kryesor në vend, janë transportuar gati 95% e volumit të mallrave të transportuar me det gjatë tremujorit të dytë 2024, ose 2.034 mijë tonë mallra, volum që është rritur me 26,5%, vlerësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›