Leku forcon pozitat ndaj euros, humb terren ndaj dollarit

TIRANË,31 korrik /ASH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi lehtë pozitat ndaj euros, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.07 pikë dhe këmbehet me 92.58 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.01 pikë dhe këmbehet me 100.22 lekë.Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.15 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.85 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.07 lekë, ose 0.62 lekë më shumë se ditën e martë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 92.58 | +0.07 | |
| Euro | EUR | 100.22 | -0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.85 | -0.15 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.07 | +0.62 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 61.52 | +1.79 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.13 | -0.44 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 66.87 | +0.03 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.61 | +0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.46 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.43 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 123.70 | +0.10 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 223895.47 | +2,933.48 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2639.46 | +66.73 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.82 | +0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.81 | +0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 2.79 | -0.01 | |