E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonxhja me kryebashkiakun e Berlinit, bisedohet për të sjellë më pranë dy vendet

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Pas ceremonisë së hapjes së panairit të turizmit ITB Berlin, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bisedoi me kryetarin e bashkisë së Berlinit, Kai Wegner si edhe me nënkryetaren Franziska Giffey.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhja, bëri me dije se u diskutua për tema që kalojnë nga inovacioni, te kultura. Gjithashtu, për mundësitë që lidhin Shqipërinë dhe Gjermaninë dhe se si mund të vijnë edhe më pranë njëra-tjetrës këto dy vende, me ide të reja, projekte kreative dhe shumë bashkëpunime të ardhshme.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, si pjesë e delegacionit qeveritar. Në këtë panair ndërkombëtar, Shqipëria mban Vendin e Nderit këtë vit, nën sloganin “Albania All Senses”.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›