E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gonxhja pret zv.kryeministrin slloven, diskutojnë për njohjen e pensioneve

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, njëherësh ministër i Punësimit, Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Luka Mesec.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, Jakob Štunf.

Ministri Gonxhja informoi se gjatë takimit u diskutua për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe për njohjen e pensioneve dhe për lehtësitë në tregun e punës.

“Diskutuam për marrëveshje dypalëshe e cila do të mundësojë krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, sigurimeve shoqërore dhe shkëmbimit të praktikave më të mira për politikat e tregut të punës”, tha ministri.

Ky proces, theksoi ai, nënvizon angazhimin e përbashkët për të krijuar mundësi të reja për punëmarrësit dhe për të garantuar politika më të qëndrueshme sociale.

1 nga 12

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›