Gonzato: Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE në një moment kyç, përshpejtoni reformat

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato prezantoi sot gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë para organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të biznesit.
Gjatë takimit, Gonzato vlerësoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë ka arritur në një moment kyç dhe tani ekziston një mundësi kyçe për të përshpejtuar reformat në BE.
Megjithatë, Gonzato nënvizoi se “reformat e qëndrueshme duhet të bazohen në proceset efektive të konsultimit me palët e interesuara”.
“Kjo është një çështje transparence, llogaridhënieje, por duke marrë ekspertizën e duhur dhe kuptuar ndikimin e përafrimit me standardet e BE-së”, u shpreh ai.
1 nga 4/m.m/a.f/r.e/