E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji i ri, PAK protestë para parlamentit

Personat me aftësi të kufizuar do të zhvillojnë sërish sot një protestë para Parlamentit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për kompensimin financiar të kësaj kategorie.
 

"Shoqata e të verbërve" në qytetin e Shkodrës ka akuzuar policinë bashkiake se nuk i lejon të shkojnë në protest në Tiranë.
 

Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të "PAK" nga të gjitha qytetet e vendit ndërsa është ftuar edhe shoqëria civile të solidarizohet me ta.
 

Shkak i protestave të vazhdushme të personave me aftësi të kufizuar është bërë projektligji i ri. Sipas kësaj kategorije ky vendim qeverie u heq të drejtën për transport falas dhe kompesimin e faturës së telefonisë dhe enegjisë elekrike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›