E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planveprimi për fëmijët, ndihmë ekonomike për nxënësit e varfër

Mjafton që një nxënës i arsimit 9- vjeçar të ketë një nga prindërit të përfshirë në ndihmën ekonomike, do të bëhet dhe ai pjesë e një skeme të re ekonomike.

Kjo skemë e miratuar dje në Këshillin e Ministrave është hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta, në kuadër të Planit të Veprimit për Fëmijë, 2012-2015, dhe fillimisht do të përfshihen fëmijët e disa zonave vendore ndërsa më pas financimi do të përhapet në të gjithë vendin.

Në këtë planveprim synohet dhe rritja e e pjesëmarrjes së fëmijëve në proceset vendimmarrëse, si çjanë përshembull hartimi i teksteve mësimore.

Gjithashtu në sajë të planit do të punohet për mos braktisjen e shkollës nga fëmijët dhe synohet regjistrimi në shkollë i fëmijëve të komuniteteve të ndryshme në vend, si romë apo egjyptianë.

Plani është ende në hapat e parë dhe ende nuk dihen detaje të mëtejshme mbi mënyrat e zbatimit të tij.

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›