Google lajmëron mbrojtjen nga çmimi për pajisjet në Play Store

Me prezantimin e fundit të versionit të lirë Nexus 7, 16 GB, Google e kuptoi mirë këtë dilemë dhe tashmë po përpiqet të bëjë diçka për t’i gëzuar disi konsumatorët e zemëruar të Nexus 7.
Kompania ka lajmëruar një program për mbrojtjen nga çmimi për pajisjet në Google Plus Store.
Programi është shumë i drejtpërdrejtë: në qoftë se Google ul çmimin e një pajisjeje në Google Play Store, do t’iu kompensojë diferencën nëse e keni blerë produktin brenda 15 ditëve të fundit nga dita e reduktimit të çmimit.
Për të marrë këtë kompensim, duhet të plotësoni një kërkesë brenda 15 ditëve që kur ka hyrë në veprim ulja e çmimit. Këtë gjë mund ta bëni këtu.
Kjo do të thotë që në qoftë se keni blerë një Nexus 7 me 16 GB më ose më parë se data 14 tetor 2012, mund të kërkoni kompensimin nga Google.
Google deklaron se nëse i plotësoni kushtet për programin e mbrojtjes nga çmimi, ata do t’ua kthejnë diferencën brenda 14 ditëve. Mesa duket, kjo do të jetë një procedurë që do të vazhdojë, kështu që edhe ofertat për ulje çmimi në të ardhmen mund të mbulohen nga ky program. /PCWorld Albanian/