Google me logo dedikuar 100 vjetorit te Pavaresise
Ia dolën. Pak ditë para festës së Pavarësisë të rinjtë shqiptarë në rrjetet sociale nisën një projekt. Të mblidhnin mbi 50 mijë firma deri në 28 nëntor në mënyre që rrjeti gjigand i internetit në 100 vjetorin e pavareësisë të fliste shqip, me anë të një logoje të dizenjuar me flamurin me shqiponjën dykrenore. Që prej mesnatës së djeshme site i internetit më i madh në botë Google flet shqip për të gjithë përdoruesit të Google në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo ka sjellë menjëherë dhe reagimet e mijëra shqiptarëve në rrjetet e tjera sociale si facebook dhe tuiter, të cilat sot që në orët e para të kësaj dite jubilare duket se do të jenë në faqet e tyre veç kuq e zi për shkak të postimeve të pandalshme të shqiptarëve.