E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google mendon për përdoruesit edhe pas vdekjes

SHBA - Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, do tu lejojë përdoruesve të vendosin se çfarë do të bëhet me të dhënat e tyre, pasi ata të vdesin ose të bëhen joaktivë në internet.

Funksioni vlen për email-et, rrjetin social Google Plus dhe llogaritë e tjera.

Përdoruesit mund të zgjedhin që të dhënat e tyre të fshihen pas një periudhe të caktuar kohore ose të kalojnë te njerëz të specifikuar.

“Shpresojmë se ky funksion do t’ju mundësojë të planifikoni të dhënat dixhitale pas vdekjes dhe t’ua bëjë jetën më të lehtë të dashurve tuaj, pasi ju të vdisni”, - thuhet në njoftimin e Google.

Google ka në pronësi YouTube-in, shërbimin për fotografi Picasa dhe Blogger.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›