Konventa e PD, Bode: Përshpejtojmë ndryshimin e Shqipërisë rurale

TIRANE- Partia Demokratike nisi sot rreth orës 17:00 konventën “Për më shumë mbështetje ndaj fermerëve”. Ky aktivitet u hap nga ministri i Financave Ridvan Bode i cili tha se sot do prezantohet programi i PD për zhvillimin e Shqipërisë rurale.
BODE: PERSHPEJTOJME NDRYSHIMIN E SHQIPERISE RURALE
ORA 17:15- Konventa u hap nga ministri i Financave, Ridvan Bode i cili u shpreh se zonat rurale janë shpirti i këtij vendi dhe zhvillimi i tyre do të thotë zhvilli për të gjithë Shqipërinë.
“Kur zhvillohet Shqipëria rurale nuk ka rëndësi ku jeton gjithsecili. Të gjithë shqiptarët meritojnë një punë më dinjitoze, fermerët janë pjesa e kombit që siguron mirëqenien me sakrifica të mëdha, ata falin dashuri dhe përkujdesje për produktin e tyre, kultivojnë jetë bimësh dhe gjënë e gjallë. Ne besojmë se zonat rurale janë shpirti i këtij vendi, kur fshatrat dhe komunat tona zhvillohet mbarë Shqipëria zhvillohet”, tha ai.
Nën qeverisjen demokratike sic tha Bode më tej fshati dhe fermerët janë zhvilluar. Fermat shtoi ai, kanë rritur prodhimet e tyre dhe janë bërë më konkurruese falë investimeve të qeverisë, sic nënvizoi ai.
“Ndryshimi fillon nga një gjë e thjeshtë sic është një rrugë, që për ta është lidhje me tregun. Rrugët janë arteriet ku rrjedh mundi i fermerët. Në 8 vite ne kemi ndërtuar 6500 km rrugë rurale. Këto rrugë nuk i lidhin këta banorë vetëm me qytetet, por edhe me shkollat e qendrat shëndetësore”, tha Bode.
Bode tha më tej se, “Ne nuk ramë në krizë, bujqësia ishte pjesa më vitale përgjatë krizës, në 4 vitet e fundit është rritur 2 herë më shpejt se mesatarja e ekonomisë. Fermat kanë rritur prodhimin me 30%, produktet janë bërë më konkurruese dhe më të kërkuara”, tha Bode.
Ministri Bode nënvizoi se PD është e gatshme të përshpejtojë ndryshimin për zonat rurale.
“Ne e dimë se të gjitha sa kemi bërë nuk mjaftojnë, ne jemi të bindur që qytetarët meritojnë më shumë, sot të vendosim për përshpejtimin e ndryshimit. PD ka një program, atë që do shpalosim sot në këtë konventë. Programi që kërkojnë qytetarët dhe që do na ofrojë më shumë me kombet e zhvilluara. Fermerët nuk do paguajnë asnjë qindarke tatim për imputet në bujqësi, për farërat, asnjë qindarkë për makineritë që modernizojnë bujqësinë, kemi lehtësuar taksimin”, tha Bode.
“Ne sot jemi këtu, për të mbështetur fermerët, të punojmë për zhvillimin e Shqipërisë rurale, kur ka ajo sukses të gjithë kemi sukses, kur ajo ndryshon e gjithë jeta e shqiptarëve ndryshon”, vijoi ai.
(VIJON)