Google nderon ''Zonjën e parë të muzikës"

Këngëtarja amerikane e cila në saje të zërit të saj është quajtur “Zonja e parë e muzikës” dhe “Mbretëresha e Jazz”, Ella Fitzgerald, është nderuar në ditëlindjen e saj.
Google, motori më i madh i kërkimit, ka shfaqur sot një ‘’doodle’’ me një performancë të saj në skenë, në atë që do të ishte 96 vjetori i lindjes.
Gjatë karrieres së saj 30-vjeçare ajo shiti 40 milionë kopje dhe publikoi afro 200 albume.Ajo fitoi 13 Grammy Awards dhe ka marrë Medaljen Kombëtare e Arteve, nga ish-presidenti Ronald Reagan, dhe medaljen presidenciale të Lirisë, nga George H.W Bush.
Fitzgerald lindi më 25 prill 1917 ndërsa vdiq më 15 qershor 1996 në moshën 79 vjeçare. /Indeksonline/