E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google në treg me tabletin e tij dhe me syzet e reja

Share

Google ka zbuluar dje Nexus 7- të parin tablet të gjigandit të internetit.

Sipas BBC, tableti është përgatitur nga kompania tajvaneze Asus. Tableti punon me versionin e ri të android-it Jelly Bean.

Synimi i Google është që të kapë tregun duke përdorur çmimin. Një version 8 GB do të kushtojë 199 dollarë.

Firma po ashtu bëri të ditur se syzet e reja me internet do të mund të dalin në shitje në fillim të vitit tjetër.

Tableti i ri është më i lehtë për të mbajtur, 340 gram, dhe ka një ekran më të vogël se iPad.

Produkti do të shitet fillimisht në SHBA, Britani, Kanada dhe Australi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›