E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google sjell ndryshime në Gmail

Për ata që duan një mënyrë më të mirë për të organizuar email-et e tyre, Google sjell disa mënyra të reja listimi.

Si “Priority Inbox” që debutoi vitin e shkuar, ndryshimet e reja të lsitimit ndihmojnë përdoruesin ti rendisë mesazhet në mënyrën që i duket më e përshtatshme.

Në javët e ardhshme Google do të nxjerrë tre mënyra të reja listimi, të cilat reflektojnë preferencat e përdoruesve.

Opsioni "Important first" do të përmbajë mesazhet e lexuara dhe të pa lexuara që janë shumë të rëndësishme. Nga vetë emri "Unread first" do të përmbajë të gjithë mesazhet e pa lexuara. "Starred first" do të përmbajë të gjithë mesazhet e shënuara si të rëndësishme prej përdoruesit.

Të gjitha metodat e reja të listimit do të vendosen sipër faqes së postës me “Tabs”.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›