E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, Promovohet libri "Thomai që mbolli kripë"

SARANDË- Timo Mërkuri, shkrimtari dhe poeti i polifonisë bregdetare, sjell një tjetër krijmtari letrare me veprën "Thomai që mbolli kripë", botim i Shtëpisë Botuese "Toena" Tiranë.

"Në librin e tij të fundit me 208 faqe, njeriu i polifonisë bregdetare nuk vjen me lajtmotivin e parë që ishte dhimbja, por këtë herë sjellë sprova letrare filozofike, sepse autori kujton vetvetishëm brilantin e pakrahasuar të letrave shqipe, Faik Konica",- shprehet Odise Kote, redaktori i librit.

Sipas tij, kjo rrëfenjë e hollë, me një ndjenjë të thellë adhurimi, besimi të fortë e zotësie narrative, i ka shtrirë rrënjët në kohë e pa kohë, sa në antikitet, mesjetë, rilindje e ditët tona, duke "ngatërruar" qëllimishëm emra, data, personazhe e verbe, për të na bërë të vetëdijshëm të kuptojmë thelbin e ekzistencës sonë, rëndësinë e lirisë.

"Timo Mërkuri vjen deri në këtë liber të ri, pas aventurave plot sukses në botimin e disa vëllimeve poetike e studimeve eseistiko - filozofike mbi polifoninë e "rrënjët" e shumë prej kodeve, emërtimeve, ngjarjeve, miteve e legjendave të antikitetit",- tha Kote.

Mërkuri është autor i tetë librave folklorikë, nga këto katër me poezi. Midis librave që janë botuan ndër vite janë vlerësuar në mënyrë të veçantë vepra me poezi "Bulevardi i dhimbjes", "Loti i detit", "Klithma e pulëbardhës", "Iso... more djema" etj.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›